DIKUR MIQ DHE KOLEGË/ Orinda Huta ka një mesazh për Flori Mumajesin – AlpeGossip
DIKUR MIQ DHE KOLEGË/ Orinda Huta ka një mesazh për Flori Mumajesin

DIKUR MIQ DHE KOLEGË/ Orinda Huta ka një mesazh për Flori Mumajesin

Orinda Huta është një nga këngëtaret që rrëmbeu që në fillimet e karierrës së saj zemrat e publikut.

Duke u kthyer pas në retrospektivë Orinda ka treguar rreth ndodhive të saj në momentin kur vendosi që të niste karierrën muzikore dhe Flori Mumajesi ka qenë personi që I është gjendur pranë.

Huta është shprehur se familja nuk i kishte mundësitë financiare për një këngë dhe ishte Flori ai që i dha një mundësi të madhe.

‘Pata shansin dhe fatin të kisha një superkëngë nga Flori, siç është ‘Tani e di’, që edhe sot e kësaj dite nuk ka njeri që nuk e këndon’, tha Orinda.

Kjo bëri që bukuroshja jo vetëm të merrte pjesë në ‘Këngën Magjike’, por të identifikohej edhe në ditët e sotme si vajza që këndon ‘Tani e di”.