Aktori i Hollivudit do të hipë në ring/ Eventi i mundjes i bën një ftesë speciale (FOTO) – AlpeGossip
Aktori i Hollivudit do të hipë në ring/ Eventi i mundjes i bën një ftesë speciale (FOTO)

Aktori i Hollivudit do të hipë në ring/ Eventi i mundjes i bën një ftesë speciale (FOTO)

Aktori i famshëm Dwayne Johnson, i njohur ndryshe me pseudonimin “The Rock” është një ndër personazhet më të pëlqyer televizivë të brezave që pas 1985.

Fiziku i tij i cili pëlqehet nga shumë njerëz në mbarë botën në fakt nuk ëstë thjesht për filma pasi ai është një mundës shumë i mirë.

Për këtë arsye “World Wrestling Entertainment” e ka ftuar legjendën të jetë pjesëmarrjës në një shfaqje që do të mbahet në “Capital One Arena” të Uashingtonit, më 16 tetor.

Në janar, ky organizëm festoi 25 vitet e programit “Raw” në Nju Jork, ndërsa në tetor do të jetë edicioni i 1.000 i programit “SmackDawn”.

Mësohet se palët janë shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje në lidhje me këtë çështje. Herën e fundit që “The Rock” konkurroi në një kompeticion të “WWE”-së ishte në programin “WrestleMania 32”, të zhvilluar në vitin 2016.