Moderatorja e njohur Marina Vjollca është shumë e komentuar në media dhe po ashtu shumë e pëlqyer nga publiku shqiptar. Marina i ka munguar ekranit për më shumë se një vit.
Ditën e djeshme, moderatorja lajmëroi se pas një pauze kaq të gjatë, më në fund do të rikthehej në ekran. Ajo publikoi në profilin e Instagramit, ku shfaqej spoti i emisionit të ri që mendohet të mbajë emrin e saj.
Së fundmi, motra e saj, Luana Vjollca, ka publikuar një video në Instastoryn e saj ku thote se mezi po pret që ta shikojë duke shkëlqyer në ekran. Dy motrat shquhen për lidhjen e ngushtë midis tyre dhe një shkrim i tillë nga ana e Luanës, ishte mëse i pritur. “Marina Vjollca mezi po pres te te shoh si do shkelqesh ne ekran drita ime”, shkruan ajo.