FQINJËT LAJMËROJNË POLICINË/ Vajza e Michael Jackson shtrohet me urgjencë në spital – AlpeGossip
FQINJËT LAJMËROJNË POLICINË/ Vajza e Michael Jackson shtrohet me urgjencë në spital

FQINJËT LAJMËROJNË POLICINË/ Vajza e Michael Jackson shtrohet me urgjencë në spital

Paris Jackson i është drejtuar spitalit pas problemeve serioze të raportuara nga fqinjët e saj. Disa prej tyre e kanë gjetur të shtrirë në shtëpi dhe kanë lajmëruar policinë. 20-vjeçarja ka tentuar të lëndojë veten me mjete prerëse. Ajo ka dëmtuar krahët, por tani është në gjendje më të mirë shëndetësore.

Burime pranë saj kanë thënë për ‘Us Weekly’ se Paris është shumë e fortë, por ky episod erdhi pas problemeve që ka pasur së fundmi. “Ajo është shumë e fortë, por nga gjithë problemet që ka pasur ky ishte shpërthimi i saj”,-u shprehën burimet.

Kujtojmë se një nga problemet që ka rënduar më shumë mbi aktoren e njohur është dokumentari dedikuar babait të saj të ndjerë që u publikua së fundmi.