DY ARTISTË VDESIN NË AKSIDENT/ Shoferi po drejtonte makinën në anën e gabuar – AlpeGossip
DY ARTISTË VDESIN NË AKSIDENT/ Shoferi po drejtonte makinën në anën e gabuar

DY ARTISTË VDESIN NË AKSIDENT/ Shoferi po drejtonte makinën në anën e gabuar

Aksidenti që vrau dy anëtarë të bandës “Her’s” dhe menaxherin e tyre u shkaktua nga një shofer që po drejtonte makinën në korsinë e gabuar, raportojnë autoritetet.

Stephen Fitzpatrick, 24 vjec, dhe Audun Laading, 25 vjec, humbën jetën pasi u përplasën në Arizona ndërkohë që po udhëtonin për një koncert në Kaliforni.

Zyrtarët në Arizona thanë se makina e tipit “Nissan” po udhëtonte në lindje me korsi perëndimorepara se të godiste “Ford-in” e bandës.

Nga aksidenti nuk kishte të mbijetuar.

Në një deklaratë, Departamenti i Sigurisë Publike i Arizonës tha se përplasja ndodhi rreth orës 01:00, pak pasi mori raportet e para për shoferin që po drejtonte në anën e gabuar.