Prej disa ditësh po përflitet se moderatorja shumë e dashur për publikun, Marina Vjollca është shtatzënë. Shkak u bë një foto ku Marina dhe Geti shfaqeshin në makinë teksa të qeshnin dhe mbanin duart tek barku i moderatores.
Së fundmi çifti kanë nisur sërish pushimet dhe ndodhe në ishujt Barbados. Nga atje Marina me postimet e fundit ka shtuar më shumë dyshimet se mund të jetë shtatzënë.
Moderatorja në foton e postuar në Instagram shfaqet duke mbajtur dorë tek barku si për ta mbuluar dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe në një video.