“NUK DO TË KËNDOJ MË”/ Këngëtari i njohur largohet nga muzika – AlpeGossip
“NUK DO TË KËNDOJ MË”/ Këngëtari i njohur largohet nga muzika

“NUK DO TË KËNDOJ MË”/ Këngëtari i njohur largohet nga muzika

Prej disa kohësh në mediat italiane po përflitet se këngëtari i njohur, Al Bano Carrisi do të largohet nga bota muzikore. I ftuar në emisionin “Mattino cinque”, ai ka konfirmuar se pas datës 1 janar 2019 nuk do të këndojë më.

“Po është e vërtetë që prej datës 1 janar do të ndaloj së kënduari”, ka thënë 75-vjeçari.

Më 31 dhjetor ai do të mbajë koncertin e tij të fundit të lamtumirës për t’u shkëputur nga bota e muzikës. Shkak i këtij largimi është bërë gjendja e tij shëndetësore. Në vitin 2017 Al Bano u godit nga një atak në zemër dhe nga ishemia.