CARDI B FAL TRADHËTINË/ Planifikon të kalojë festat krahas Offset – AlpeGossip
CARDI B FAL TRADHËTINË/ Planifikon të kalojë festat krahas Offset

CARDI B FAL TRADHËTINË/ Planifikon të kalojë festat krahas Offset

Offset tha se çdo gjë që do për Krishtlindje është Cardi B dhe me sa duket reperja ka vendosur t’i plotësojë dëshirën.

Pavarësisht tradhtisë këngëtarja e “Bodak Yellow” ka treguar për të afërmit e saj se festat do i kalojë pranë bashkëshortit. Burime të afërta për “E News” kanë treguar se ata do të nisin pushimet si një familje, në fundin e kësaj jave.

Së bashku me ta do të jetë edhe vogëlushja Kulture, e cila ndoshta do të ndikojë në afrimitetin e prindërve të saj.

Rreth dy javë më parë Cardi lajmëroi në rrjetet sociale se ajo dhe bashkëshorti i saj po ndaheshin, pasi ai e tradhtoi. Por me sa duket reperja ka reflektuar dhe e ka falur atë.