Këngëtarja e hitit “Ç’ka kisha bo pa ty”, Mihrije Braha, është shumë aktive në rrjete sociale ku ndiqet nga një numër i madh fansash e kontakton shpesh me ta.
Pak më parë, Mihrija ka publikuar një foto me barkun e fryrë duke i çuditur të gjithë dhe menjëherë në komente kanë nisur aludimet se ajo është sërish në pritje të ëmbël, duke i uruar që këtë herë t’a ketë vajzë.
“Duhet me i thënë dhe nënës time të ngelë shtatzënë”, i shkruan një ndjekës, të cilit këngëtarja ja ka kthyer:
“Nënës thuaji çfarë të duash. Pak shaka, besoj që i kuptoni shakatë. Nëse jo, fol edhe me babanë tënd.”- duke lënë të kuptohet se në fakt aludimet për një shtatzëni s’janë të vërteta.