“E KE TEPRU ME SILIKONIN…”/ Komentet pikante të ditës. Ja se si fansat “thumbojnë” VIP-at – AlpeGossip
“E KE TEPRU ME SILIKONIN…”/ Komentet pikante të ditës. Ja se si fansat “thumbojnë” VIP-at

“E KE TEPRU ME SILIKONIN…”/ Komentet pikante të ditës. Ja se si fansat “thumbojnë” VIP-at

Edhe për ditën e sotme ashtu siç është bërë tashmë traditë, AlpeNews.al do t’ju njohi me komentet më pikante të ditës.

Fansat “sy mprehtë” janë të aftë të kapin çdo detaj apo të analizojnë të jetës së tyre duke servirur kështu thashetheme në rrjete sociale.

Këngëtarja e njohur Dhurata Dora poston rrallë në profilin e saj në Instagram, ama kur poston fansat çmenden pas saj. Kështu ka ndodhë edhe me foton e fundit që ka ndarë, ndjekësit menjëherë kanë filluar me komentet që i shprehin adhurim, por kishte dhe nga ata “thumbues”. “E ke tepruar me silikonin. Shume ndryshim nder vite” i kanë komentuar, duke i nënkuptuar ndërhyrjet estetike.

Enca i çmendi të gjithë me rolin e saj në filmin “I Love Tropoja”, përveç talentit në muzikë ajo na provoi se ka edhe një talenmt tjetër, pra aktrimin. Së fundmi ajo ka postuar një foto nga xhirimet e filmit dhe ka dalë vërtetë tepër provokuese. Mirëpo dikujt i erdhën në mendje fjalët e Bes Kallakut dhe ja shprehu si për t’i treguar se dhe ai është dakord. “Ska pas faj Bes Kallaku qe te ka thene ashtu, se prej atyre topave te marrin ne filma me ju rrit audiencen, jo se je ndonje aktore ti” i ka thënë ndjekësi.

Modelja Oriola Marshi vazhdimisht na tundon me fotot që publikon, duke shijuar ditët dhe pushimet e shpeshta i ndanë ato edhe me ndjekësit. Me kapuç, e thjeshtë dhe në një ambient të bukur, Oriola ka pozuar disa foto. “Ça te paska gjet dole njehere e veshme, me kthy nai gja permbys” i komenton një nga fansat. Epo fotot seksi të modeles e tundojnë mesa duket…

ALPEgossip.al