Moderatorja Arbana Osmani kujdeset që çdo mbrëmje të “Prime”-t në “Big Brother VIP” të jetë e kuruar në çdo detaj të look-ut të saj.
Shpesh herë prezantuesja tërheq vëmendjen me veshjet e saj të cilat kanë çmime goxha të ‘kripura’ për t’u veshur vetëm për një natë.
Mbrëmjen e djeshme ajo kishte veshur një fustan ngjyrë rozë, në formë busti me dy trëdafila të mëdhenj përpara gjoksit. Mirëpo ajo ç’ka i ka rënë në sy ndjekësve është se Arbana paska bërë ‘xing’ me këngëtaren e njohur Nora Istrefi.
Këngëtarja është shfaqur e veshur me fustanin rozë rreth dy ditë më parë ku publikoi dhe një video në profilin e saj.
Fustani në fjalë është nga marka Ermanno Scervino kushton rreth 2000 euro.