MODERATORJA SAPO NA E KONFIRMOI/ Eno Popi largohet zyrtarisht nga “Wake Up” (FOTO) – AlpeGossip
MODERATORJA SAPO NA E KONFIRMOI/ Eno Popi largohet zyrtarisht nga “Wake Up” (FOTO)

MODERATORJA SAPO NA E KONFIRMOI/ Eno Popi largohet zyrtarisht nga “Wake Up” (FOTO)

Prej disa kohësh në mediat online është përfolur se moderatori Eno Popi nuk do të jetë më pjesë e emisionit të mëngjesit në “Top Channel”. Zërat e parë të largimit të Enos nga emisionin “Wake Up” nisën në muajin qershor kur u përfol se ai do të drejtonte emisionin “Kutia e Fundit”.

Mirëpo Eno i mohoi këto zëra duke pohuar se do të jetë pjesë e emisionit të mëngjesit.

Pavarësisht kësaj dyshimet nisën sërish teksa Ori Nebiaj e ftuar në emisionin “Thuaje me Pepsi”, tha se në shtator do të rikthehej vetëm ajo me Islin.

“Do të rikthehemi në shtator me ‘Wake Up’ vetëm unë dhe Isli, sepse Eno me shumë mundësi nuk do të jetë më në këtë sezon”, tha Ori Nebiaj.

Por pavarësisht se Eno e mohoi largimin nga “Wake Up”, tashmë është zyrtare dhe mëse e qartë që ai nuk do të jetë pjesë e këtij emisioni. Pak çaste më parë është publikuar edhe video-ja prezantuese e sezonit të ri televiziv, në të cilën shfaqen vetëm Isli dhe Ori.

Mos përfshirja e Eno Popit në këtë video na bind se ai nuk do të jetë më pjesë e tij. Moderatori i njohur e drejtoi këtë emision për gati 10 vite, por me nisjen e sezonit të ri televiziv ai do të angazhohet me një program tjetër.

Eno do të moderojë emisionin “Dilema”, i cili është një “game show”, ku konkurrentët do të fitojnë me miliona lekë.