“Bush*ër, o lopë Devolli”/ Genta e BB i bën gjëmën fansave që e ofenduan: Nuk e kuptoj si… (FOTO) – AlpeGossip
“Bush*ër, o lopë Devolli”/ Genta e BB i bën gjëmën fansave që e ofenduan: Nuk e kuptoj si… (FOTO)

“Bush*ër, o lopë Devolli”/ Genta e BB i bën gjëmën fansave që e ofenduan: Nuk e kuptoj si… (FOTO)

Genta e Big Brother ka qenë e shumë komentuar së fundmi dhe në qendër të vëmendjes duke u bërë edhe pjesë e lajmeve në portale, por kjo nuk i ka pëlqyer ish-banores. Me anë të disa postimeve në Instastory, Genta shkruan se nuk i pëlqen të jetë pjesë e portaleve dhe sot ishte hera e parë kur ka lexuar komentet për veten. Komentuesve që e kanë ofenduar, Genta u ka bërë gjëmën duke i publikuar me fytyrë në Instastory-n e saj.

“Une kurre nuk dua te dal ne nje portal, ata qe rrine me mua e dine shume mire qe kjo pjese nuk me intereson fare, me pelqen Instagrami, me pelqejne fotot, por vetem kaq. Hera e pare qe hyj lexoj komentet per veten time, ishin shume shume te tmerrshme, ofenduese, o Zot nuk e kuptoj, si ka mundesi valle po si mund te jene kaq negativ. Une jam njeri shume i bute dhe shume i dashur, nuk dua te ve njeri ne siklet kurre, por fotot e njerezve qe me kishin share, ofenduar dhe mallkuar ishin vertet shume intriguese dhe ishin njerez shume te bukur, po i ndaj me ju. Njeri jam dhe une, merzitem, nuk i kam bere keq kujt qe shprehet per mua ne ate menyre jo se dua te viktimizohem po pse duhet te nxjerrin aq neveri per nje njeri qe nuk e njohin personalisht dhe nuk i ka rene kurre ne qafe”, shkruan Genta.

Në një postim tjetër ish-banorja ka publikuar komentet negative duke e shoqëruar foton me mbishkrimin: “Se ju mendoni se une genjej. Faleminderit per te gjithe dashurine qe me dhuroni ne komente”.