Flaka Krelani nuk njihet! Shfaqet e transformuar në Instagram dhe s’mund të mos e vëmë re (FOTO) – AlpeGossip
Flaka Krelani nuk njihet! Shfaqet e transformuar në Instagram dhe s’mund të mos e vëmë re (FOTO)

Flaka Krelani nuk njihet! Shfaqet e transformuar në Instagram dhe s’mund të mos e vëmë re (FOTO)

Këngëtarja shqiptare Flaka Krelani i ka pranuar prej kohësh ndërhyrjet estetike që ka bërë në fytyrë, për hir të kamerës dhe ekranit si figurë e njohur publike që është.

Por çdo ditë e më shumë, në fotot që publikon në Instagram, Flaka nuk njihet. Nuk e dimë dhe s’mund ta themi me siguri që ka realizuar tjetër ndërhyrje në fytyrë, por fansat po e vënë re ndryshimin.

“Për besë nuk të njoha”, i shkruan një fans në një foto ku Flaka Krelani ka pozuar në profil.

Këngëtarja ka treguar se që e vogël nuk i kam kushtuar rëndësi pamjes më shumë se sa muzikës, por duke u rritur është shtuar dëshira për t’u dukur mirë:

“Janë mësuar njerëzit t’më shohin si 15-vjeçare por kur rritesh shikon se do të ndryshosh diçka në portretin tënd. Nuk ka njeri që nuk ka ndërhyrje apo s’ka dëshirë për tu dukur mirë. Unë jam artiste dhe çdo ditë më kërkon kamera dhe duhet të dukem bukur”, ka thënë Krelani duke e pranuar pa komplekse se ndërhyrjet janë normale në jetën e një artisteje.