NË DITËN E SAJ TË LINDJES/ Mozzik bën dedikimin e ndjerë për të ëmën (FOTO) – AlpeGossip
NË DITËN E SAJ TË LINDJES/ Mozzik bën dedikimin e ndjerë për të ëmën (FOTO)

NË DITËN E SAJ TË LINDJES/ Mozzik bën dedikimin e ndjerë për të ëmën (FOTO)

Për familjen Aliu, sot është një ditë feste, pasi mamaja e Gramoz Aliut i njohur si Mozzik feston ditëlindjen.

Reperi ka zgjedhur t’ia urojë publikisht këtë ditë të veçantë të ëmës, me anë të një fotoje në Instastory.

“Urime datëlindja, mbretëresha jonë nënë,”-shkruan Mozzik krahas postimit.

Sakaq kujtojmë që rreth një vit më parë, përmes një postimi në rrjetet sociale, Loredana konfirmoi ndarjen e shumë komentuar nga Mozzik. Ajo shkruante se ata janë të dy shumë kokëfortë dhe nuk mund të kenë një marrëdhënie të shëndetshme. Reperja zbuloi se pavarësisht problemeve të tyre, ata kanë përgatitur një album dhe do t’i jetë përjetë mirënjohëse Mozzikut sepse i ka falur dhuratën më të bukur në jetë, vajzën, Hanën.