PLOT 10 VITE NË TREGUN MUZIKOR/ Kida ka një mesazh për të gjithë fansat e saj: Nuk do të ndalem asnjëherë kur si shpërblim marr… – AlpeGossip
PLOT 10 VITE NË TREGUN MUZIKOR/ Kida ka një mesazh për të gjithë fansat e saj: Nuk do të ndalem asnjëherë kur si shpërblim marr…

PLOT 10 VITE NË TREGUN MUZIKOR/ Kida ka një mesazh për të gjithë fansat e saj: Nuk do të ndalem asnjëherë kur si shpërblim marr…

Këngëtarja e njohur Orihdea Latifi ose ndryshe e njohur me emrin e artiti Kida është një ndër artistet më të dashura për publikun shqiptar.

Kida ka bërë plot 10 vite në tregun muzikor dhe për këtë gjë ka falënderuar të gjithë fansat e saj të cilët e kanë mbështëtur përgjatë këtyre viteve. Artistja u shpreh se nuk do të ndalet asnjëherë me projektet e saj dhe do të vazhdoj ende të korrë suksese me këngët e saj.

Këngëtarja publikoi një video gjatë momenteve të performancës së ssj në koncertin që u organizuar në heshin “Skënderbej” ku performoi dhe ylli me famë botetore Rita Ora në kuadër të “Tirana European Youth Capital 2022” dhe krahas postimit shkroi:

“Po bëhen 10 vite, e unë u rrita bashkë me dashurinë që ma dhatë ju. Ju më keni bërë ëndrrën time realitet sa herë që kam parë se po këndoni bashkë me mua, ju jeni zëri më i bukur që kam degjuar.

Çdo brohoritje e juaja mua më ka dhënë vullnet për të punuar fort e të jem aty për ju gjithmonë. Nuk do të ndalem asnjëherë duke e bërë punën që dua më së shumti, ku shpërblim marr buzëqeshjet e juaja. Ju dua shume, urs alëays #Kida ❤️”.