Ku ndodhet sot Daniela Toçi, baresha e vogël që rrëmbeu zemrën e publikut me zërin e saj? (VIDEO) – AlpeGossip
Ku ndodhet sot Daniela Toçi, baresha e vogël që rrëmbeu zemrën e publikut me zërin e saj? (VIDEO)

Ku ndodhet sot Daniela Toçi, baresha e vogël që rrëmbeu zemrën e publikut me zërin e saj? (VIDEO)

Vajza që vodhi zemrën e të gjithëve dhe ngujoj para ekranit për dy minuta magjike, me performancën e saj tek “The Voice Kids” në ekranin e Top Channel.

Ajo u kthye menjëherë sensacioni i 2018-ës. Ishte pikerisht kënga e Elvana Gjatës “Me Ty” me të cilën Daniela u prezantua, që mesa duket i ka sjelle fat.

Përveç vokalit të saj , mesazhi i 13 vjeçares ishte shumë i forte sidomos “për çunat dhe gocat e babit” që janë mësuar të shpenzojnë kohën kot dhe ti gjejnë gjërat gati, pa u lodhur.

Ajo që tërhoqi vëmëndje ishte shpirti i veçantë që kjo vogëlushe ka dhe mbi te gjitha, përkujdesja dhe dashuria e madhe për kafshët.

Por, teksa performonte, në prapaskenë u vu re një fans i madh i saj që duartrokiste dhe gëzohej teksa karriget ktheheshin për të zgjedhur Danielën.
Ishte personi më i dashur, ai për të cilin Daniela këndon, vëllai i saj.

E ndonëse të gjithë menduam se deshira me e madhe e Danilës ishte fitorja e “The Voice Kids”, në një intervistë ajo është pergjigjur se:

“Dëshira më e madhe e imja nuk është fitorja e kompeticionit “The Voice Kids” por që vëllai im të përmirësohet.”

Që pas asaj dite Daniela vazhdon të këndojë madje së fundmi ka dhënë një koncert në qytetin e saj të Kukësit ku falenderon të gjithë ata që e mbështetën.

“Sot ne Kukes duke kenduar perpara qytetit tim te dashur, ju falenderoj te gjitheve qe ishit aty dhe te gjith ju qe me mbeshtesni.Do mundohem te jap maksimumin tim deri ne fund per familjen time ne rradhe te pare edhe per vendlindjen time qe po me perkrah hap pas hapi.😍❤️😘”, shkruan Daniela krah videos së publikuar në rrjetin e saj Instagram.

/AlpeNews.al/