PAS VDEKJES SË TRUPROJËS SË SAJ/ Jessie J lajmëron fansat për vendimin e marrë (FOTO) – AlpeGossip
PAS VDEKJES SË TRUPROJËS SË SAJ/ Jessie J lajmëron fansat për vendimin e marrë (FOTO)

PAS VDEKJES SË TRUPROJËS SË SAJ/ Jessie J lajmëron fansat për vendimin e marrë (FOTO)

Duket se Jessie J nuk e ka përjetuar aspak mirë largimin nga jeta të njërit prej punonjësve në personelin e saj.  Pas vdekjes së “bodyguardit” Dave, artistja ka vendosur që t’i kushtojë më shumë rëndësi jetës së saj dhe njerëzve të dashur.

Për këtë, Jessie ka lajmëruar ndjekësit e saj që për pak kohë do të largohet nga rrjetet sociale, të cilat do të menaxhohen nga ekipi i saj për të postuar vetëm infromacione lidhur me punën.

View this post on Instagram

On stage* 🤓❤️

A post shared by J E S S I E . J (@jessiej) on

“Po e nis vitin me disa gjëra të papritura personale. Kjo më ka bërë që të jem më prezente në jetën time. Të kaloj më shumë kohë me njerëzit që i dua dhe të kem kohë për veten. Kur të godet mërzia, është e rëndësishme që ta përqafojmë në mënyrë që të mos na definojë. Duhet të praktikoj me veten për atë që flas kur dal në skenë me muzikën time. Kështu që do të pushoj pak nga rrjetet sociale. Jo përgjithmonë, por për disa kohë. Që nga tani, cdo gjë që do postohet do jetë nga skuadra ime dhe do ketë lidhje vetëm me punën. Unë dua të jetoj çdo çast aq sa mundem dhe nuk mund ta bëj nëpërmjet telefonit”, ka shkruar Jessie në ‘instagram’.

Ne shpresojmë që artistja të rikthehet sa më shpejt.