HISTORIA/ Vajza rrëfen tmerrin e paimagjinueshëm: Babai na rrihte të gjashtave, e në fund më martoi me … – AlpeGossip
HISTORIA/ Vajza rrëfen tmerrin e paimagjinueshëm: Babai na rrihte të gjashtave, e në fund më martoi me …

HISTORIA/ Vajza rrëfen tmerrin e paimagjinueshëm: Babai na rrihte të gjashtave, e në fund më martoi me …

Jam e gjashta e fëmijëve, të gjitha vajza. Babai shpresonte që të isha djalë, por ja që dëshira nuk iu plotësua dhe të gjitha inatet na i nxori ne të gjashtave, por sidomos nënës, e që, sipas tij, nuk qe e zonja të bënte djalë!

Gjithë fëmijërinë jam rrahur e keqtrajtuar nga babai im, që mezi priti t’më zhdukte nga shtëpia.

Më martoi që 16 vjeçe me një njeri që vuan nga sëmundje mendore dhe gjysma e trupit të tij është e paralizuar. Ky ishte dënimi i tij për mua, meqë nuk linda djalë po u linda vajzë.

Unë isha fëmija i fundit, sepse fatmirësisht, pas meje, nëna nuk mund të lindte më.

Them “fatmirësisht”, sepse po të ishte për babanë, ai do ta kishte lënë shtatzënë derisa të lindte djalë, edhe sikur t’i duhej t’i bënte 20 fëmijë. Fëmijët e tjerë nuk do të kishin rëndësi, vetëm djali i duhej. Pavarësisht se nga ekonomia nuk mund t’i përballonte as gjashtë fëmijë, aq sa bëri, për atë nuk kishte rëndësi. Këto gjëra që po u tregoj nuk kanë kushedi sa vite që ka ndodhur…

Tani që po u shkruaj unë jam 34 vjeçe dhe i kam 19 vjet martesë.

Më shumë sesa grua, gjithë këto vite kam qenë shërbëtore e një njeriu që jo vetëm ka paaftësi fizike, por është edhe shumë nevrik dhe më trajton si mos më keq, edhe pse unë e kam mbyllur jetën time duke i shërbyer atij. Unë kam një familje të madhe, por nga ta nuk kam pasur asnjë mbështetje në jetë.

Kam kryer vetëm shkollën fillore, sepse babi më hoqi nga shkolla, duke më thënë se femrave nuk u duhet shkolla, ato duhet të merren me shtëpinë, mjafton të dinë të lajnë e të shpëlajnë dhe të bëjnë djem se po të bënin vajza, ishin kot.

Kështu e quante ai nënën time, grua që nuk vyente për asgjë, prandaj e rrihte për çdo gjë, edhe për budallallëkun më të vogël. E, kush guxonte t’i kundërvihej, hante dru si ajo…