Këngëtarja e njohur, Semi Jaupaj, është një nga banoret e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”. Me hyrjen e saj në shtëpi, rrjeti po zien nga thashethemet.
Fillimisht u përfol nëse po lind diçka mes saj dhe ish-të dashurit të shoqes së ngushtë, Bora Zemani. Duke qenë se Semi dhe Donaldi, u panë që në fillim shumë të afërt me njëri-tjetrin, publiku dhe disa prej banorëve menduan se diçka po ndodh mes tyre.
Por këto fjalë duket se i kanë hedhur poshtë që të dy, që në momentin kur aktori i njohur i humorit tregoi se “Bora është femra që ka dashur më shumë gjithë jetës” dhe Semi shtoi: “Ata vdesin me njëri-tjetrin”.
Por së fundmi po komentohet shumë edhe për pamjen e saj të jashtme. Faqe të ndryshme në rrjetet sociale kanë publikuar poza në kohë të ndryshme të këngëtares, dhe e akuzojnë atë se ka bërë aq shumë ndryshime në pamjen e saj, sa do të ishte e vështirë që të njihej.