HIQNI DORË/ Ja 5 zakone që ju çojnë drejt gjoksit të varur – AlpeGossip
HIQNI DORË/ Ja 5 zakone që ju çojnë drejt gjoksit të varur

HIQNI DORË/ Ja 5 zakone që ju çojnë drejt gjoksit të varur

Përpos gjeneve, që duam s’duam bëjnë punën e tyre, ka disa gabime që mund t’i shmangim për të patur një gjoks të ngritur.

1. Kujdes me masën e reçipetave që blini. 

Jeni konfuze? Disa studime thonë se recipetat të cilat nuk sigurojnë shumë mbështetje, me kalimin e kohës shkaktojnë varjen e gjoksit. Sigurohuni që të merrni masën e duhur për trupin tuaj.

Nga ana tjetër një studim 15 vjeçar, publikuar në 2013 ka dalë në përfundimin se femrat që nuk i përdorin fare reçipetat kanë një gjoks më pak të varur se ato që i përdorin. Zgjedhjen e bëni ju!

2. A pini ujë mjaftueshëm?! 

Po, uji ndikon gjithashtu në varjen e parakoshme të gjoksit. Lëkura e dehidratuar, rrjedhimisht përfundon e varur dhe gjoksi nuk bën përjashtim.

3. Duhani është armik i gjoksit!

Konsumimi i duhanit kontribuon në varjen e lëkurës e të gjoksit. Duhani dëmton elastinën, lëndë që i jep lëkurës shkëlqim dhe pamje të shëndetshme.

4. Kujdes nga rrezet e diellit.

Pëlqeni të vishni bluza pa mëngë në verë? Sigurohuni të vendosni krem kundra diellit në të gjithë lëkurën që do të ekspozohet. Dëmtimi nga dielli mund të shkaktojë plakje të parakohshme dhe varje të lëkurës.

5. Ditat drastike dhe humbja e menjëhershme në peshë, s’është në favor të formës së gjoksit.

Regjimi ushqimor është i rëndësishëm. Ndryshimet e shpeshta dhe të menjëhershme në peshë rezultojnë në një gjoks të varur.

Burimi: Bustle