NJË MARRËDHËNIE E SHËNDETSHME APO…/ Analizoni natyrën e lidhjes suaj bazuar në këto pesë kritere – AlpeGossip
NJË MARRËDHËNIE E SHËNDETSHME APO…/ Analizoni natyrën e lidhjes suaj bazuar në këto pesë kritere

NJË MARRËDHËNIE E SHËNDETSHME APO…/ Analizoni natyrën e lidhjes suaj bazuar në këto pesë kritere

Lidhjet mund të jenë vërtetë të nderlikuara, nëse ju dhe partneri fokusoheni tek detajet e gabuara. Nga ana tjetër, mund të jenë përjetime të mrekullueshme për aq kohë sa gjithçka sillet rreth interesit të përbashkët.

Ekspertët e lidhjeve kanë treguar se duhet ta analizoni raportin tuaj bazuar në 5 pika kyçe, për të parë nëse marrëdhënia është e shëndetshme apo toksike. Nëse ju rezulton e para, nuk duhet ta humbisni njeriun e zemrës. Sa për të dytën, bëni mirë të nisni rrugën drejt përmirësimit të defekteve në lidhje ose mendoni për partner të ri…

Si i përballoni zënkat
Lidhje e shëndetshme: Njëri nga ju kërkon falje dhe dita mbyllet me puthje e përqafime.
Lidhje toksike: Tjetri është gati të iki jashtë vendit, më mirë se sa të kërkojë të falur.

Si e kërkoni ndryshimin në çift
Lidhje e shëndetshme: Nxirrni në pah të miraf e lidhjes tuaj dhe diskutoni qetësisht ato pak detaje që kanë nevojë të ndryshojnë.
Lidhje toksike: Çfarë nuk ju pëlqen, e tregoni me frustrim, të bërtitura dhe zënka ekstreme.

Si silleni në periudhat e ‘heshtjeve të gjata’
Lidhje e shëndetshme: Edhe pse mund të jeni zënë me partnerin, në qetësi mendoni për ndjenjat e tjetrit dhe nuk dëshiron t’i shkaktosh më shumë dhimbje.
Lidhje toksike: E bllokoni tjetrin dhe e injoroni krejtësisht, pa lënë shteg për bisedim.

Pavarësia në çift
Lidhje e shëndetshme: Nëse keni një plan, e tregoni pa problem, sepse e dini që partneri do t’ju ndjekë në çdo hap tuajin.
Lidhje toksike: Keni frikë të tregoni çfarë keni ndërmend, nga frika se si do të reagojë partneri.

Detajet e vogla që ndikojnë në marrëdhënie
Lidhje e shëndetshme: Mund të bini ose jo dakort lehtësisht të dy që seriali juaj i preferuar është më i miri që keni parë.
Lidhje toksike: Një mendim i kundërt kthehet në një debat të madh, të cilit nuk i dihet fundi.