VRASJE MASIVE/ Gjenden gjashtë trupa të vdekur në një shtëpi - AlpeGossip
VRASJE MASIVE/ Gjenden gjashtë trupa të vdekur në një shtëpi

VRASJE MASIVE/ Gjenden gjashtë trupa të vdekur në një shtëpi

Autoritetet kanë zbuluar trupat e gjashtë njerëzve të vdekur, duke përfshirë një vajzë 7-vjeçare, në një shtëpi në Japoni.

Autoritet gjetën viktimat në shtëpinë në pronësi të 72-vjeçarit Yasuo Iihoshim. Policia u njoftua nga familjarët e të moshurarit që u alarmuan pasi ai nuk u përgjigjej telefonatave të tyre.

Shtëpia ndodhet në qytetin japonez Takachiho, një destinacion popullor për turistët që vizitojnë Grykën Takachiho në provincën jugperëndimore Miyazaki.

Trupi i një femre u gjet jashtë pronës ndërsa tre meshkuj dhe dy femra u gjetën brenda në shtëpi.

Japonia, e cila renditet si një nga vendet më të sigurta në botë, ka një shkallë shumë të ulët të vrasjeve dhe vrasjet masive janë të rralla.

Duke pasur parasysh ligjet e rrepta të armëve në vendin aziatik, në sulmet e rralla që ndodhin, përdoren zakonisht thikat.

Në vrasjet e Takachiho, disa nga viktimat ishin vrarë me thikë, raportojnë mediat lokale, citon CNN. Arma e vrasjes nuk është gjetur ende.

Autoritetet kanë publikuar emrat e viktimave, përfshirë Yasuo Iihoshi, gruaja e tij 66-vjeçare Mihoko, mbesa 7-vjeçare Yui, nusja 41-vjeçare Mikiko dhe nipi 21-vjeçar Takumi.

Mikiko është gruaja e djalit të Iihoshi, Masahiro dhe Yui e Takumi janë fëmijët e tyre.

Viktima e gjashtë u identifikua si 44-vjeçari Fumiaki Matsuoka, i cili nuk është i anëtar i familjes, por një mik i Masahiro.

Masahiro Iihoshi është zhdukur.

Policia zbuloi gjithashtu një trup të shtatë nën një urë që kalonte lumin Gokase.