6 personat që ju prishin dietën. Gjyshja është e para! – AlpeGossip
6 personat që ju prishin dietën. Gjyshja është e para!

6 personat që ju prishin dietën. Gjyshja është e para!

Ka disa njerëz që mund të prishin dietën tuaj, duke ju bërë të harroni që jeni duke mbajtur një regjim për të hequr kilet e tepërta.

Por kush janë këto persona dhë në ç’mënyrë e sabotojnë dietën tuaj?

Gjyshja
Pa marrë parasysh faktin që e kundërshtoni vazhdimisht, gjyshja e sheh të ushqyerit si një gjest dashurie, ndërsa ju e shihni si një sabotim të dietës suaj. Vendosni disa limite. Nuk mund të hani sa herë që gjyshja ju lutet.

I dashuri 
Nevojat e tyre për energji janë të mëdha, kështu që ata mund të konsumojnë më shumë kalori. Prandaj, nëse zgjdhni të ushqeheni shëndetshëm bashkë me të dashurin tuaj, mos merrni shembull nga ai.

Shoqja e dhomës
Ndër zakonet më të këqija të jetës konviktore, apo në shtëpitë me qera ku studentët ndajnë dhomën me shoqet, është të ushqyerit pa një regjim të kujdesshëm. Kujdes, mos u joshni nga shoqja e dhomës suaj nëse keni vendosur të hiqni peshën e tepërt.

Kolegët tuaj
Kolegët e zyrës me sasitë që porosisin mund t’ju shtojnë nepsin duke bërë që ju të hiqni dorë nga regjimi ushqimor. Dhe kur një gjë e tillë përsëritet, atëherë pasojat do të jenë të mëdha.

Fëmijët
Në përpjekje për t’i mbushur mendjen fëmijëve se ushqimi është i shijshëm, nënat nisin të hanë nga pjatat e tyre. Por ndodh edhe më keq akoma. Shpesh nënat mbarojnë pjatat e lëna përgjysmë nga fëmijët.

Miqtë në restorant
Kini vëmendje mbi sasitë që konsumoni dhe mos mendoni se duke ndjekur miqtë tuaj, tregoni respekt karshi tyre. Përpiquni të mos ndikoheni prej tyre kur jeni në restorant.