MBËSHTETI PUBLIKISHT ARILENËN/ Jonida Maliqi: M’u kthyen dhe mua kundër (FOTO) – AlpeGossip
MBËSHTETI PUBLIKISHT ARILENËN/ Jonida Maliqi: M’u kthyen dhe mua kundër (FOTO)

MBËSHTETI PUBLIKISHT ARILENËN/ Jonida Maliqi: M’u kthyen dhe mua kundër (FOTO)

Në datat 19, 20 dhe 22 u mbajt në Pallatin e Kongreseve edicioni 58 i “Festivalit të këngës”. Fituese u shpall Arilena Ara, e cila konkurroi me këngën ‘Shaj’. Trofeun e fitores ia dorëzoi këngëtarja Jonida Maliqi, si fituese e festivalit një vit më parë.

Fansat e Elvana Gjatës, e cila ishte pretendente për çmimin e parë, iu kthyen kundër Arilenës, organizatorëve të festivalit, madje dhe Jonida Maliqit. E ftuar në emisionin ‘Rreze Dielli’, kjo e fundit ka treguar se fansat e Elvanës kanë reaguar keq pse ajo i dedikoi një urim në Instastory Arilenes.

“Më janë kthyer edhe mua kundër. Në fakt unë jam artiste. Nuk isha pjesë e jurisë, si artiste rrallë herë bëj qoka, por kur kam preferencat e mia e them. Nëse një performancë më emocionon, patjetër që dua ta ndaj me publikun. Për faktin që Arilena është një vajzë 21 vjeçare, këndon shumë mirë live, me një këngë të mrekullueshme, postova një story me këngën e saj dhe citova fjalët: ‘Nuk ka mundësi kaq e re, me kaq shumë talent’. Jam e lutmur që ia dhashë asaj çmimin, me Elvanën kam një raport më miqësor. Pas festivalit ashtu sikurse fola për Arilenën, fola dhe për të. Fansat adoleshentë, aspak të edukuar, me një zhargon rruge më hidhen pse postova këngën e Arilenës. Edhe sikur të kishte fituar Elvana, fansat me profil fake duan të bëjnë analistin”, u shpreh Jonida.

Burimi: “InTv”