Sipas të famshmeve shqiptare, këto janë tre modelet e vetme të kapeleve që ju duhen këtë verë (FOTO) – AlpeGossip
Sipas të famshmeve shqiptare, këto janë tre modelet e vetme të kapeleve që ju duhen këtë verë (FOTO)

Sipas të famshmeve shqiptare, këto janë tre modelet e vetme të kapeleve që ju duhen këtë verë (FOTO)

Kapelet janë një ndër aksesorët që plotësojnë veshjen tonë në çdo sezon. Mjafton një kapele dhe gjithë veshja jonë merr kuptim tjetër. Në verë ajo nuk është vetëm një aksesor zbukurimi për veshjen tonë, por edhe një domosdoshmëri që na mbron nga rrezet e diellit.

Por cilat janë kapelet më “cool” që do të pushtojnë rrugët dhe plazhet tona këtë verë? Femrat e njohura të Instagram-it tashmë e kanë bërë zgjedhjen e tyre.

Kapelet e kashtës janë ato që nuk dalin kurrë nga moda. Dikur kanë qenë një aksesor i aristokratëve, por sot i mbajnë të gjithë. Me ngjyra të njëtrajtshme, apo me shumë ngjyra, me lule apo pa lule ato janë gjithmonë të pranishme midis nesh sidomos në verë.

Lori Hoxha, Era Istrefi dhe Armina Mevlani janë të parat për këtë verë që na treguan se kapelja e kashtës, jo vetëm që na mbron nga dielli, por edhe na tregon shumë “chic”.

 

Vajzat e njohura shqiptare kanë preferuar kapelet e kashtës njëngjyrëshe, të cilat janë të zbukuruara me një rrip të zi në mes.

Ato janë kujdesur që ti kombinojnë kapelet edhe me veshjet e tyre.

Kapelet e tenisit janë një zgjedhje tjetër e të famshmeve shqiptare për këtë verë. Elvana Gjata dhe Besa Kokëdhima kanë preferuar kapelet e tenisit për t’u mbrojtur nga rrezet e diellit, por edhe për t’i dhënë një dimension tjetër veshjes së tyre.

 

Elvana Gjata duket se e ka të preferuarën e saj kapelen e zezë të tenisit dhe e kombinon me veshje të ndryshme në përditshmërinë e saj

 

Ky model kapeleje është një zgjedhje mjaft e mirë pasi të lë lejon që t’i mbash flokët në modelin që dëshiron pa i prishur aspak ato.

Ndërsa Besa Kokëdhima ka preferuar një kapele tenisi me ngjyrë, të cilën e ka kombinuar edhe me veshjen saj.

 

Kapelet e bejsbollit, të cilat karakterizohen nga germa dhe shkronja janë gjithashtu një zgjedhje e mirë për këtë verë.

Ato të tregojnë sport, por në të njëjtën kohë edhe “chic”. Një bluzë sportive, një palë xhinse apo tuta dhe një kapele bejsbolli dhe ju do të ngjani super trendy në çdo moment. Këtë na e vërteton më së miri edhe moderatorja Viola Spiro dhe këngëtarja Jonida Maliqi.