PASI I MORËN INSTAGRAMIN/ Artistja e njohur e makeup-it kryqëzohet nga ndjekësit serbë për linjën me emrin “Kosova” – AlpeGossip
PASI I MORËN INSTAGRAMIN/ Artistja e njohur e makeup-it kryqëzohet nga ndjekësit serbë për linjën me emrin “Kosova”

PASI I MORËN INSTAGRAMIN/ Artistja e njohur e makeup-it kryqëzohet nga ndjekësit serbë për linjën me emrin “Kosova”

Foinika Kay, një prej artisteve më të ndjekura të makeup-it- ajo numëron 1,7 milionë ndjekës- prezantoi para pak ditëve një linjë të re nën markën Tarte, të cilën e quajti “Kosova”.

Bashkëpunimi i grimieres me markën e njohur të produkteve kozmetike ishte padyshim një sukses për të, por prej ditësh në postimin promovues të “Kosova”, po vërshojnë komente nga ndjekës serbë të cilët shkruajnë se Kosova është Serbi, ose përdorin dygërmëshin “RS” që përfaqëson Republikën e Serbisë.

  

Foinika është vënë edhe në fokus të shkrimeve nga media serbe.

25-vjeçarja e lindur në New York ka origjinë shqiptare, të cilën e reklamon shpeshherë, përshembull duke krijuar edhe look të përshtatur për festat e pavarësisë dhe të flamurit.

Foinika Kay është një prej blogereve më të vlerësuara të bukurisë në Instagram.

Në gusht të 2016-ës, Instagram-i i saj i vjetër u hakua, duke e detyruar atë të hapë një profil të ri me zero ndjekës.

Linja e saj e qerpikëve është hedhur për shitje tek rrjeti i famshëm i produkteve të bukurisë, Sephora, në stendën e Tarte-s.

Foinika i ka imagjinuar qerpikët të përshtatshme për një look “flirtues”.

Foinika iu përgjigj një komentueseje e cila e falenderoi që po përpiqet t’i përfaqësojë shqiptarët e Kosovës, duke i shkruar se është krenare për të dhe për vendin e tyre, Kosovën.

“Shumë shumë faleminderit”, iu përgjigj Foinika.