Nga Rihanna te Johny Depp! Ju njohim me FIKSIMET e të VIP-ave shqiptarë (FOTO) – AlpeGossip
Nga Rihanna te Johny Depp! Ju njohim me FIKSIMET e të VIP-ave shqiptarë (FOTO)

Nga Rihanna te Johny Depp! Ju njohim me FIKSIMET e të VIP-ave shqiptarë (FOTO)

Nëse ju bën të ndiheni më mirë kjo që do t’ju themi, është koha të mësoni se nuk jeni të vetmit që keni idhuj, fiksime, apo përndiqni të famshmit në rrjetet sociale.

Këtë me siguri e dinit, pasi keni dhe ju shokë e shoqe si vetja, por a e dinit se shumë personazhe të famshme shqiptare kanë gjithashtu fiksimet e tyre në radhët e Hollivudit apo muzikës botërore.

E kemi fjalën për këngëtarë moderatorë apo personazhe të njohur shqiptarë, si Noizy, Ledri Vula, Armina Mevlani etj, që ju rreh zemra fort kur shohin yjet e preferuara në ekran.

Ka dhe nga ata që ju shkruajnë në rrjete sociale të famshmëve si Rihanna apo Drake që kanë me miliona fansa. “Iconstyle.al” sjell sot pikërisht fiksimet e të famshmëve shqiptarë:

Noziy-Rihanna
“Të tjerë duam e të tjerë na duan”, thotë një fjalë e urtë popullore. Të gjitha femrat vdesin pas tij, por Noizy i ka sytë tjetërkund. Reperi e ka aq shumë fiksim këngëtaren Rihanna saqë e ka quajtur dhe “nuse” në një koment. Ai i publikon shpesh fotot e saj në Instagram me komente nga më të veçantat mes mijëra komenteve nga fansat e tjerë të këngëtares seksi nga Barbados.

Françeska Jaçe-Tom Hardy
Pak ditë më parë, lajmi për rikthimin e Françeska Jaçes me të ish-dashurin Andi Geci bëri që ish-banorja e Big Brother Albania të reagojë menjëherë. Dyshimet se ishin rikthyer bashkë nisën pasi të dy publikuan foto në Instastory nga i njëjti vend, duke mbajtur puro në dorë. Megjithatë bukuroshja e hodhi poshtë këtë lajm duke publikuar një foto të aktorit seksi Tom Hardy. Ajo shkruante se nëse do të pinte puro në të njëjtën ditë me Tom, të dy do të përfundonin në portale të nesërmen. Me siguri që kjo gjë do t’i pëlqente shumë ish-banores së BB. E kujt nuk do t’i pëlqente të pinte një puro me Tom-in?

Liberta Spahiu- Kit Harrington
Moderatorja Liberta Spahiu e ka treguar prej kohësh se është fanse e serialit “Game of Thrones”. Edhe pse sezoni i 7-të ka muaj që ka përfunduar, Liberta vijon të ndjekë aktorin kryesor, Kit Harrington, i cili luan rolin e John Snow. Ajo është aq e fiksuar pas tij saqë pak ditë më parë i dedikoi disa fraza dashurie aktorit, që me siguri do ta bënin xheloz partnerin Flori Mumajesi. Bukuroshja e “Prive” ka publikuar sot një foto të Kit, ku shkruan: O Shpirt, O Dritë!

Ledri Vula-Rihanna
Reperi gjithashtu e ka thënë në një intervistë për emisionin “Thumb” në Abc News, se është një fans i çmendur i këngëtares Rihanna. I pyetur nga gazetarja, se cila është ajo vajzë e showbiz-it që nuk e ka kapur dot, Ledri u përgjigj “Rihanna”. gazetarja këmbënguli për një emër vajze shqiptare por sërish ai tha: “Nuk ka Rihanna shqiptare”. Nëse ju njihni ndonjë që i ngjan Riri-t ju lutem na thoni! (Min 4:43)

 

part1

Atehereeee *kercasim gishtat*Neda Balluku apo sic e njohin shumica u rikthye! E cfare te rikthyere beri thoni…I ka thene te gjitha tek-e-tek… qe nga arsyeja pse do te lere Ogrenin, te deshira per te mos u futur ne Big Brother (po t'i jepet mundesia, sigurisht) e deri teeeeek marredhenia terhiq e lesho me mashkullin perfekt. Domethene me Ogrenin :PDhe erdhi ai, i bukuri, i keqi, kingu, "kacurrelsi :P" — Ledri VULA! Duke qene se Thumbin e ka xhan (dhe e anasjellta) nuk kishte si t'i thoshte jo nje interviste per "Bzzzz"… e sidomos kur perpara ka dike si Kilda jone. A ia ka dale mbane Ledri t'i rezistoje pyetjeve thumbuese? Po c'prisni, shikoni intervisten meposhte 😀

Gepostet von Blitz.al am Samstag, 4. November 2017

 

Beatrix Ramosaj-Drake
Ndërkohë që Rihanna nuk do t’ia dijë për Drake, ka të tjera femra që vdesin pas tij, dhe njëra prej tyre jeton në Shqipëri. Bëhet fjalë për Beatrix Ramosajn, e cila madje i kontrollon profilin reperit: “Mjaft kontrollove profilin tim, zemër”, ka shkruar Beatrix në një prej fotove të postuara nga këngëtari i famshëm, duke e shoqëruar komentin edhe me një emoji zemre. Me sa duket Beatrix ka dashur t’i tërheqë vëmendjen reperit, ose të thotë se është ajo që në fakt e përndjek Drake-n.

Armina Mevlani-Johny Depp
Harrojeni për një moment Shkëlzen Berishën dhe imagjinoni pak Armina Mevlanin me aktorin Johny Depp. Kushedi sesa herë e ka bërë këtë gjë blogerja e njohur shqiptare, e cila e ka pasur shumë përzemër aktorin në vitet e saj të adoleshencës. Në një foto të postuar kohë më parë në Instastory, blogerja na prezantoi me një poster të vjetër të aktorit të famshëm Johnny Depp, që e mbante në dhomën e saj. Madje po të shohim me vëmendje mbi të ka shenja buzëkuqi, që tregojnë se ajo ka qenë e ndoshta vazhdon të jetë fanse e tij.

Majk- Micah Gianneli
Sot është i lidhur me një bukuroshe bjonde që quhet Melita dhe me sa duket, Mike më në fund e ka gjetur shpirtin binjak. Fiksimin e tij për biondet, reperi shqiptar e ka treguar prej kohësh. Disa muaj më parë ai publikoi një foto të modeles së njohur seksi, Micah Gianneli, për të cilën tha: “Dua të dashurohem pasha jetën”. Epo nuk ka faj, meshkujt do t’i binin në gjunjë kësaj femre tërheqëse!