Çuna ju mund të jeni të suksesshëm por publiku shqiptar pëlqen më shumë partneret tuaja! – AlpeGossip
Çuna ju mund të jeni të suksesshëm por publiku shqiptar pëlqen më shumë partneret tuaja!

Çuna ju mund të jeni të suksesshëm por publiku shqiptar pëlqen më shumë partneret tuaja!

Showbiz-i shqiptar është i mbushur me çifte të famshëm të cilët pëlqehen shumë nga publiku. Në një farë mënyre ata kthehen në frymëzim edhe për shumë të tjerë; një moment ku ata shfaqin dashurinë në publik kthehet në lajm e komentohet gjatë në rrjete sociale.

Nuk po flasim për çiftet ku vetëm njëri nga partnerët është i njohur por për rastin kur të dy kanë një famë të konsiderueshme në profesionin e tyre, janë figura publike e kanë bazën e tyre të fansave si të “përvetshëm” jo vetëm si çift.

Shpeshherë bëhemi kuriozë se cilin prej tyre pëlqejnë më shumë shqiptarët, mashkullin apo vajzën në një çift të famshmish. Ne në Blitz.al kemi zhvilluar një sondazh në faqen tonë të Instagram mbrëmjen e djeshme duke përfshirë në të disa nga çiftet më të njohur në Shqipëri e që kanë gjithashtu shumë ndjekës në rrjetet e tyre sociale. Askush nuk e vë në diskutim që si çift gjithsecili prej tyre është i pëlqyer por përballë njëri-tjetrit ndryshon puna.

Ajo që kemi vënë re është se gratë në fakt dominonin dukshëm me përqindje më të lartë të pëlqyeshmërisë në përballjen me partnerët. Vajzat pëlqehen më shumë se sa partnerët e tyre nga publiku shqiptar kjo ndodhte edhe si pasojë e faktit që janë më aktive në rrjetet e tyre sociale.

MIHRIJE BRAHA VS NAIM ABAZI

Të dy janë figura të njohura të ekranit shqiptar dhe me një karrierë të gjatë në televizion. Mihrija dhe Naimi janë këngëtarë të njohur të cilët me kalimin e viteve janë bërë gjithnjë e më të dashur për publikun ama më shumë debulesë duhet thënë se shqiptarët kanë për Mihrijen. Një nga gjërat për të cilën ajo komplimentohet gjithnjë është fakti që vitet kalojnë por Mihrjija zbukurohet akoma edhe më shumë e në pamje të jashtme nuk “e tregon” aspak moshën e saj.

VERA GRABOCKA VS TIMO FLLOKO

Vera Grabocka dhe Timo Flloko janë dy figura shumë të vlerësuara të artit dhe televizionit në Shqipëri. Çifti i njohur vlerësohen gjithnjë si një dyshe e pazëvendësushme në ekranin shqiptar. Timo është një nga aktorët e poetët më të vlerësuar e të shquar aktualisht në Shqipëri. Nga ana tjetër ekperienca disavjeçare e Vera Grabockës si regjisore në televizion, si një nga të paktat gra që kanë shkëlqyer në këtë fushë e që ka vënë ën skenë me dhjetra produksione të suksesshme ka bërë që ajo të jetë një nga figurat më të vlerësuara gjithashtu.

Por edhe pse Vera nuk është një person aktiv në rrjete sociale apo media pasi nuk del kurrë në intervista, ajo ëhstë një nga figurat më të parapëlqyera jo vetëm nga publiku por edhe nga personazhe të tjerë të njohur.

XHENSILA MYRTEZAJ VS BES KALLAKU

Padiskutim momentalisht janë të preferuarit e publikut kjo për shkak se do të bëhen prindër për herë të parë por edhe sepse Besi është duke nisur një porjekt të ri në teklevizion. Ama përballë publikut Xhensila pëlqehet më shumë ndoshta për faktin se të gjithë janë kuriozë të shohin momentet gjatë pritjes së saj të ëmbël.

ANDRRA DESTANI VS SINAN HOXHA

Andrra Destanin e njohëm fillimisht si bashkëshorten e Sinan Hoxhës por sot ajo ka një popullaritet të madh, më shumë ndjekës se bashkëshorti i saj dhe njihet si bizneswoman. Përballë Sinanit, i cili ka një karrierë të gjatë në muzikë, ajo është e parapëlqyera e publikut.

MARINA VJOLLCA VS GETOAR SELIMI

Marina Vjollca është një nga moderatoret më të pëlqyera në Shqipëri e Getoar Selimi ndër reperat më në zë. Ama në përballjen mes tyre se cilin pëlqen më shumë publiku Marina ka arritur të dalë fitimtare dukshëm mbi bashkëshortin e saj.

VESA LUMA VS BIG BASTA

Vesa Luma dhe Big Basta janë një nga çiftet më të pëlqyera ama në përballjen mes tyre se kë do më shumë publiku shqiptar ka rezultuar se Vesa është fitimtare ndaj Big Bastës. Ndoshta kjo për faktin që ajo është më aktive në rrjete sociale apo publikon shpesh fotografi të familjes e të djalit që kthehen edhe në lajm për portalet.

TUNA SEJDIU VS PATRIS BERISHA

Tuna Sejdiu dhe Patris Berisha në përballjen e tyre se kush ishte i pëlqyer nga publiku, rezultuan se gruaja kishte më shumë fansa se burri i saj. Ndoshta kjo edhe për faktin se Tuna ka një popullaritet më të madh dhe më të gjatë në muzikë si këngëtare ndërkohë që Patrisi është i orientuar drejt një tjetër zhanri. Ai është pjesë e Filarmonisë së Kosovës si perkusionist.

ELITA RUDI VS GJIKO

Elita Rudi dhe Gjiko prej muajsh janë duke jetuar një histori dashurie dhe në sytë e publikut tashmë shihen si një çift i martuar. Të dy janë të suksesshëm në punën e tyre dhe pëlqehen nga publiku ama në një përballje mes tyre Elitën e duan më shumë.

SARA HOXHA VS LEDION LIÇO

Ledion Liço e kishte krijuar tashmë bazën e tiuj të fansave kur u dashurua me Sara Hoxhën ama sot ajo është më e pëlqyer nga publiku se ai. Kjo ndoshta për faktin se ajo është një mami e re dhe një vajzë që vishet me shumë stil.

NORA ISTREFI VS ROBERT BERISHA

Nora Istrefi dhe Robert Berisha janë një nga çiftet më të pëlqyer të shqiptarëve. Të dy janë këngëtarë të pëlqyer ama Nora duket se pëlqehet më shumë nga fansat, të paktën kështu thotë sondazhi.

MIMOZA SHKODRA VS SELDI QALLIU

Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu janë një nga çiftet më të reja të showbiz-it tonë. Në përballjen e tyre se kë pëlqen më shumë publiku, Mim oza ka dalë fitimtare. /Blitz.al/