Zbulohet emblema e Dukeshës Meghan Markle – AlpeGossip
Zbulohet emblema e Dukeshës Meghan Markle

Zbulohet emblema e Dukeshës Meghan Markle

Dukeshës së Sussex, Meghan Markle iu është dhuruar një emblemë disa ditë pas martesës së saj mbretërore me Princ Harryn, njoftoi Pallati Kensington.

Stema është projektuar nga Kolegji i Armëve dhe është miratuar nga Mbretëresha Elizabeta e Britanisë.

Emblema mban lulet karakteristike të shtetit ku Meghan ka lindur, lulëkuqet në Kaliforni dhe ëintersëeet që rritet në rezidencën e saj të re, Kensington Palace.

Sfondi blu në mburojë përfaqëson Oqeanin Paqësor në brigjet e Kalifornisë, ndërsa dy vizat e arta përgjatë mburojës janë simbolike e Shtetit të Artë.

Dy simbolikat në anët e mburojes, të njohur si mbështetës, janë një zog dhe një luan i lartë që mban një kurorë.

“Është e zakonshme që Mbështetësit e mburojës t’u caktohen Anëtarëve të Familjes Mbretërore, dhe për gratë e Anëtarëve të Familjes Mbretërore që të ketë një Mbështetës për burrin e tyre dhe për veten,”-tha Kensington Palace në një deklaratë. “Mbështetësi për Dukeshën e Sussex është zogu me krahët e ngritur sikur fluturon dhe sqepin e hapur, që përfaqëson fuqinë e fjalës.”

Dukesha ka punuar ngushtë me Kolegjin e Armëve për të hartuar stemën në mënyrë që të jetë sa më “personale dhe përfaqësuese”