JENI DASHURUAR ME SHOKUN TUAJ TË NGUSHTË?! Ja si ta zbuloni të vërtetën… – AlpeGossip
JENI DASHURUAR ME SHOKUN TUAJ TË NGUSHTË?! Ja si ta zbuloni të vërtetën…

JENI DASHURUAR ME SHOKUN TUAJ TË NGUSHTË?! Ja si ta zbuloni të vërtetën…

Ndoshta nuk e keni dëgjuar më parë, por thonë se lidhjet më të bukura nisin nga miqësitë më të sinqerta. Nëse keni dyshuar ndonjëherë brenda vetes se personi pranë jush është miku juaj më i mirë apo partneri juaj i ëndrrave, ndoshta tani do të merrni një përgjigje.

Ju mendoni rreth tij gjatë gjithë kohës?

Nëse mendoni gjatë gjithë kohës për të, ku do të shkoni për mëngjes, apo ku do e kaloni mbrëmjen së bashku, kjo nuk është një shenjë e mirë për miqësinë tuaj. Nëse kujtoni atë kur dëgjoni një këngë romantike, apo lexoni një libër dashurie, më vjen keq t’ju them se ndoshta nuk e shihni personin përballë si mikun tuaj më të mirë.

Jeni xheloz për njëri-tjetrin?

Mos ndoshta nuk ju ka pëlqyer partneri i shokut tuaj të ngushtë? Diçka rreth tij nuk shkonte? U gëzuat së tepërmi kur ata u ndanë? Epo nëse të gjitha këto kanë ndodhur kjo do të thotë se ju nuk e shihni personin përballë jush si një mik të mirë, por si diçka më shumë.

Është personi i parë që telefononi?

Keni kaluar një ditë të keqe dhe i vetmi që mund t’ju qetësojë është zëri i mikut tuaj më të mirë? Jeni shumë të lumtur dhe dëshironi ta ndani këtë ndjenjë fillimisht me atë? Është më i miri në të dhënit këshilla? Nëse këto vërtet ju kanë ndodhur duhet ta rimendoni ‘miqësinë’ tuaj.

Është kudo në planet e së ardhmes?

A bëni plane afatgjata duke përfshirë në to shokun tuaj? A mendoni si aspektet tuaja profesionale do t’ju përputhen? A përpiqeni të vendosni bazat e jetës suaj në të njëjtin shtet? Nëse e ëndërroni të ardhmen me mikun tuaj më të mirë, ndoshta duhet të dyshoni brenda vetes sa miq ndiheni me njëri-tjetrin.