“MË PËLQEN…”/ Beniada zbulon kush është banori i BB VIP3 i preferuar: Pres debate të bukura nga… – AlpeGossip
“MË PËLQEN…”/ Beniada zbulon kush është banori i BB VIP3 i preferuar: Pres debate të bukura nga…

“MË PËLQEN…”/ Beniada zbulon kush është banori i BB VIP3 i preferuar: Pres debate të bukura nga…

Sezoni i tretë i reality show-t, “Big Brother VIP”, sapo ka filluar dhe tashmë është bërë një ndër spektaklet më të komentuara të momentit. Ngjarje të shumta janë zhvilluar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, në një hark kohor prej 3 ditësh.

Të shumtë kanë qenë edhe ish-banorët e edicioneve të kaluara që kanë mbështetur në rrjetet sociale banorët e tyre të preferuar. Beniada Nishani, ish-banorja e “Big Brother VIP 1” ka treguar në “Instastory” disa nga banorët që bën tifo brenda shtëpisë.

Një fans e pyet: “Kush të pëlqen më shumë tani në Big dhe pse është herët pak, por momentin kush të pëlqen?”.

Beniada përgjigjet:

“Personalisht për atë që pak e njoh më pëlqen Heidi, Romeon jam kurioze ta shoh në lojë, nga Roza pres debate të bukura, dhe tani për tani më ka bërë për të qeshur Elvisi. Por është akoma shumë shpejt. Këto janë personazhet e mi në listë. Të tjerët nuk i njoh”.