DOKTORI PLASTIK/ Ndryshimi drastik i Artemisit, pas transplantit të flokëve: Kam përjetuar dhimbje më të… (FOTO) – AlpeGossip
DOKTORI PLASTIK/ Ndryshimi drastik i Artemisit, pas transplantit të flokëve: Kam përjetuar dhimbje më të… (FOTO)

DOKTORI PLASTIK/ Ndryshimi drastik i Artemisit, pas transplantit të flokëve: Kam përjetuar dhimbje më të… (FOTO)

Këtë javë pjesë e realit showt “Doktor Plastik”, në Tv Klan ishte Artemis Hajdini me profesion fotograf, i cili bëri mbjelljen e flokëve.

Hajdini është 27 vjeç dhe është i fiksuar pas detajeve, një perfeksionist dhe krenar për karakterin e tij. Ndërhyrja e Artemisit është bërë para një viti dhe ai teksa ka folur me mjekun i ka kërkuar atij diçka natyrale.

Historia e Artemisit, pasi ka mbaruar i gjithë operacioni

Aretmisi banon në kryeqytet dhe është më profesion fotograf dhe videomaker.

Ka qenë babai i tij, si dhe pjesëtarët e tjerë të familjes si xhaxhallarët, gjyshi që ishin tullacë dhe Artemisin e bezdiste ky fakt se e ardhmja e tij mund të ishte njësoj si ata.

“Shifja të gjithë tullacë dhe e refuzoja këtë gjë, për mua ishte e vështirë”.

Hobi i tij është hipizmi dhe poligoni.

“Në moshën 18-vjeç filloi të më dilte balli pak nga pak në pah. Rënia ishte graduale. Nga mosha 22 deri në moshën 25-vjeç, e ndjeva shumë siklet sepse po më dilte balli çdo ditë dhe më shumë. Mendova që të prisja flokët sa më shkurt në mënyrë që të mos më dukeshin keq. Ideja e flokut sa më të shkurta mu duk si e vetmja zgjidhje në ato momente.

Kisha marrë vesh për transplantin e flokëve, por më dukej në fillim shumë surrealiste, një pjesë e njerëzve ishin shumë skeptikë.

Kur shkova vetë tek klinika, isha përsëri shumë skeptikë edhe pse shihja foto dhe video të dokumentuara”.

Teknika që është përdorur për ndërhyrjen e Artemisit është teknika fue, ndryshe nga teknikat e mëparshme që janë përdorur teknikat strip.

Artemisi në rrëfen ditën që ai shkoi për ndërhyrjen.

“Ditën që shkova tek klinika Da Vinci mora dhe një shok me vetë që më mbështet gjithmonë. Nuk i thashë ansjë gjë mamit, vetëm kam pak punë dhe po dal.

Shkoj, takoj doktorin. Ai mori stilolapsin filloi të vendosë shenjat. Ok, super i thashë unë…

U ndërgjegjësova dhe thashë, prit se po ndodh diçka. Operacioni zgjati rreth 9 orë. Në kundërshtim nga ajo që mendoja dhimbja ishte zero, me përjashtim të anestezisë që zgjaste pak sekonda. Nuk kam përjetuar asnjë moment dhimbje, kam përjetuar tek dentisti eksperienca shumë të dhimbshme”.

Artemisi tha se nuk arrin ta bëjë dot ndryshim mes një floku normal që ka pasur dhe flokut të ri. Ai i ndoqi të gjitha rregullat që i tha doktori./tvklan.al