Aktori i humorit, Bes Kallaku, ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të hëne “Në Kurthin e Piter Pan”, ku nuk u shpëtoi pyetjeve pikante të fëmijëve.
Xheisoni, i cili vjen nga fshati Myshqeta tha se kishte një të përbashkët me Besin: edhe ai vjen nga fshati, nga Bubqi.
Pyetja që ai kishte ishte se çfarë i bën kaq të dashur për publikun katundarët?
Xheison: Ti ishte në skenën e “Këngës Magjike”, ndërsa unë jam në skenën e “Në Kurthin e Piter Pan”. Si mendon ti, çfarë kemi ne katundarët që na pëlqen kaq shumë publiku?
Bes Kallaku: Ne katundarët jemi kripa, jemi lezeti mer. Nuk ka lezet qyteti pa një katundar. Do kishte lezet “Piter Pan” pa ty p.sh.? Do kishte lezet humori pa një katundar si puna ime? Parlamenti pa një katundar si Nard Ndoka?
Xheison: Cilët janë më të mirë, qytetarët apo katundarët? Unë mendoj se janë katundarët.
Bes Kallaku: Ti e dhe vetë përgjigjen, ne jemi më të mirë (qesh).
Xheison: Xhensilën e ke quajtur skifterja e zemrës, po Ajkën si do ta quash, domatja e zemrës? Ne e dimë që ti i pëlqen shumë domatet.
Bes Kallaku: Unë Xhensilën e quaj skifterja e zemrës, Ajkën e quaj domatja e zemrës…