Java e modës në Paris është drejt fundit dhe tanimë janë përcaktuar se cilat janë trendet që do i shohim kudo në muajt në vijim.
Ndërkohë që kemi “zbërthyer” çdo sfilatë të dizejnuese të njohur apo të çdo shtëpie mode, tashmë është rradha e “Valentino”.
Përveç veshjeve, gjatë sfilatës së kësaj shtëpie mode, vëmendja u përqëndruar edhe tek make upi i modeleve.
“Në sytë e tu shoh përjetësinë”, është thënia mbi të cilën u bazua edhe make upi gjatë sfilatës, ku prezente ishin ngjyrat vitale që do jenë të pranishme në vjeshtën e ardhshme.
“Kjo është një vajzë Valentino e së ardhmes” u shpreh artisti i njohur i make upi teksa i referohej njërës prej modeleve.
/AlpeNews.al