A DO RIKTHEHET KHLOE ME TRISTAN? Kourtney na bëri konfuzë me përgjigjen – AlpeGossip
A DO RIKTHEHET KHLOE ME TRISTAN? Kourtney na bëri konfuzë me përgjigjen

A DO RIKTHEHET KHLOE ME TRISTAN? Kourtney na bëri konfuzë me përgjigjen

Kourtney Kardashian nuk e di me saktësi nëse motra e saj Khloe do të rikthehet me Tristan, pas skandalit të tradhtisë me shoqen e ngushtë të Kylie Jenner.

E ftuar në emisionin e Ellen, Kourtney iu përgjigj disa pyetjeve në lidhje me jetën e saj private, marrëdhënien me ish-bashkëshortin dhe motrën e saj Khloe.

Ajo vetë nuk ishte e sigurt nëse do të kishte një rikthim:

“Nuk e di. Nuk besoj aq shumë se do të rikthehen, por e di që ajo është shumë e fortë dhe e ndjej që është në rrugën e duhur. E di si është të duash të ruash familjen tënde të qëndrojë e bashkuar, sepse kam punuar shumë për këtë gjë për shumë vite”.

Kourtney tha se Khloe po i përballon siç duhet emocionet dhe kjo gjë e ka bërë familjen e saj të bashkohet edhe më shumë.

Ajo shtoi se Khloe është një nënë shumë e mirë për True, dhe i ka fokusuar të gjitha energjitë te vajza e saj.