KËNGA “PARFUM” U BË HIT NGA “BB-VIP”/ Sinan Hoxha tregon nëse do marrë pjesë në edicionin e dytë – AlpeGossip
KËNGA “PARFUM” U BË HIT NGA “BB-VIP”/ Sinan Hoxha tregon nëse do marrë pjesë në edicionin e dytë

KËNGA “PARFUM” U BË HIT NGA “BB-VIP”/ Sinan Hoxha tregon nëse do marrë pjesë në edicionin e dytë

ëngëtari i njohur, Sinan Hoxha, ka qenë së fundmi i ftuar në “Pardon My French” në Top Albania Radio, ku fillimisht ka folur për jehonën që i dha këngës ‘Parfumi’ për të dytën herë pas kaq vitesh “Big Brother VIP”.

Madje ai gjithashtu zbuloi nëse do të merrte pjesë në këtë reality show? Këngëtari u shpreh se në momentin që ka kamera përpara i krijohet “një bllokadë e frikshme e trurit”.

Kënga “Parfum” u bë hit nga BBV, Sinan Hoxha tregon

“‘Big Brother’ duke e transmetuar për Beniadën i dha famë për herë të dytë, tani më çmendën, ma kërkojnë në çdo koncert. Në BBV absolutisht jo, me mua nuk ka lidhje asnjë lloj formati televiziv. Unë Sinan i them vetes sa herë, ‘Mbylle gojën, merre mikrofonin këndo’. Në momentin që kam përpara kamerat krijoj një bllokadë të frikshme të trurit”, u shpreh Sinani.