NUK FSHIHEN MË/ Çifti i njohur poston foton e parë bashkë në rrjetet sociale – AlpeGossip
NUK FSHIHEN MË/ Çifti i njohur poston foton e parë bashkë në rrjetet sociale

NUK FSHIHEN MË/ Çifti i njohur poston foton e parë bashkë në rrjetet sociale

Vetëm pak javë më parë, Robert Berisha rrëfeu gjatë një interviste në “Top Albania Radio” se ishte i dashuruar. Madje ai nuk ngurroi që të zbulonte edhe emrin e vajzës që i kishte rrëmbyer zemrën, Laureta Maqedonci.

Edhe pse romancën e tyre të dashurisë e bënë publike, ata deri më tani nuk kishin publikuar asnjë fotografi në rrjetet sociale ku shfaqeshin bashkë. Por erdhi edhe momenti që fansat po e prisnin.

Nuk fshihen më! Çifti i njohur poston foton e parë bashkë

Ka qenë Laureta, ajo që ka ndarë me ndjekësit një fotografi në “Instastory”, ku pranë saj është këngëtari i njohur.

Për miqtë dhe rrethin e njohur të Prishtinës, Laureta është tashmë një emër i njohur, pasi e shoqëron kudo Robertin.  Ndërkohë rikujtojmë që lidhja e Robertit vjen pas 4 vitesh nga ndarja me këngëtaren  Nora Istrefi me të cilën ka dhe një vajzë të quajtur Renee.

Dje teksa ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, këngëtari u shpreh se e “meritonte një vajzë të bukur” pas këtyre viteve beqar.