E DINIT? Gishti i madh i dorës tregon shumë për personalitetin tuaj – AlpeGossip
E DINIT? Gishti i madh i dorës tregon shumë për personalitetin tuaj

E DINIT? Gishti i madh i dorës tregon shumë për personalitetin tuaj

Dora juaj tregon shumë rreth personalitetit, ashtu si dhe gishti i madh. Është i veçantë nga të tjerët sepse ka 2 kocka, ndryshe nga gishtat e tjerë që kanë 3. Ai gjithashtu kontrollon shkrimin. Të gjitha këto na bëjnë të ndryshëm nga kafshët, por dhe nga njëri-tjetri. Shihni karakteristikat tuaja bazuar në formën e gishtit të madh.

  1. Gishti juaj duket si tipi A

Nëse të dyja kockat e gishtit janë të barabarta, atëherë ju jeni një person i balancuar që gjithmonë kërkoni harmoni dhe paqe. Personat që kanë një gisht të tillë janë të qetë, orator dhe mësues të mirë. Janë shumë miq ose të afërm rreth jush që kanë nevojë për vëmendjen apo këshillat tuaja.

  1. Gishti juaj duket si tipi B

Nëse kocka e parë e gishtit është më e madhe se e dyta, atëherë ju jeni një perfeksionist. Jeni shumë i dedikuar ndaj ideve dhe asnjëherë nuk jeni të kënaqur nga detajet. Gjithçka duhet të jetë në vendin e duhur dhe gjithmonë keni një qëllim që duhet ta arrini. Mund të fiksoheni mbas një ideje, por gjithmonë do e gjeni një mënyrë ta përmbushni. Njerëzit ju respektojnë për sinqeritetin që keni dhe e dinë se mund të bazohen në fjalën tënde.

  1. Gishti juaj duket si tipi C

Nëse kocka e sipërme e gishtit është më e vogël se ajo e poshtme, atëherë jeni një person punëtor. Jeta nuk ju jep shumë lehtësira, por ju gjithmonë e gjeni një mënyrë se si t’i përballoni vështirësitë. Keni shumë vetëbesim dhe jeni inteligjent. Keni gjithmonë ide të qarta dhe shumë pak gjëra mund t’ju konfuzojnë.

  1. Gishti juaj është fleksibël

Nëse gishti juaj i madh është fleksibël, atëherë jeni një person emocional dhe ekspresiv. Njerëzit si ju përshtaten lehtë në situata të ndryshuara. Jeni shumë kreativ dhe artistik. Jeni shumë mendjehapur dhe kuriozë. Mendja juaj gjithmonë ka një zgjidhje interesante për çdo problem.

  1. Gishti juaj është i drejtë

Nëse gishti juaj nuk është fleksibël, por i drejtë, atëherë jeni një person kokëfortë dhe dominant. Disa mund t’ju mendojnë si një gur, por ju admirojnë që gjithmonë i mbani premtimet që jepni. Ndonjëherë mundohen të përfitojnë nga situata juaj, por ju analizoni çdo gjë dhe i kuptoni në kohë.