Elvana Gjata udhëton me avion privat dhe shoqërohet nga një person shumë i veçantë (VIDEO) - AlpeGossip
Elvana Gjata udhëton me avion privat dhe shoqërohet nga një person shumë i veçantë (VIDEO)

Elvana Gjata udhëton me avion privat dhe shoqërohet nga një person shumë i veçantë (VIDEO)

Pushimet për këngëtaren shqiptare Elvana Gjata në rivierën franceze, duket se kanë përfunduar. Prej disa ditësh, ajo qëndroi në Nice të Francës me partnerin e saj si dhe çiftet Ami – Ermal dhe Almeda – Tolgahan, ku ndoqën nga afër edhe koncertin e divës së muzikës botërore Beyonce.

Përmes postimeve në profilin e saj në “Instagram”, Elvana Gjata zbuloi se ndodhej në aeroport, për të udhëtuar drejt destinacionit të rradhës me avionin privat.

Siç duket edhe nga postimet, këngëtarja është mysafire në avionin privat të producentit të saj, Poo Bear, të cilin e takoi gjatë pushimeve në Francë. Në video, ajo zbulon se ndodhet në sedilen pas vogëlushit së Poo Bear, për të cilin u kujdes gjatë pushimeve.

 

Mos ndoshta Elvana Gjata dhe Poo Bear u frymëzuan për këngën e rradhës dhe u nisën për ta finalizuar në Los Angeles? Na mbetet veçse të presim.