Në 51-vjetorin e lindjes, aktori i “Portokalli” surprizohet nga miqtë “live” në emision – AlpeGossip
Në 51-vjetorin e lindjes, aktori i “Portokalli” surprizohet nga miqtë “live” në emision

Në 51-vjetorin e lindjes, aktori i “Portokalli” surprizohet nga miqtë “live” në emision

Aktori dhe prezantuesi i spektaklit të humorit ‘Portokalli’, Salsano Rrapi feston sot 51-vjetorin e tij të lindjes. Miqtë e kanë surprizuar Salsanon në studion e emisionit të tij ‘Rikoshet’ në ‘Top Albania Radio’, ku me një tortë kanë hyrë dhe kanë uruar mikun e tyre.

Ka qenë vetë aktori i cili ka postuar në llogarinë e tij personale në ‘Instagram’ video të surprizës së organizuar nga miqtë, të cilët janë futur në studio duke i kënduar këngën e ditëlindjes.
Në këtë rast vlen më së miri shprehja se vitet janë thjesht shifra, por rëndësi kanë momente tilla të bukura, siç i ka ndodhur Salsanos në ditën e tij të lindjes.