NË MUAJIN E FUNDIT TË PRITJES SË ËMBËL/ Olta Gixhari konfirmon gjininë e bebit me FOTON e veçantë – AlpeGossip
NË MUAJIN E FUNDIT TË PRITJES SË ËMBËL/ Olta Gixhari konfirmon gjininë e bebit me FOTON e veçantë

NË MUAJIN E FUNDIT TË PRITJES SË ËMBËL/ Olta Gixhari konfirmon gjininë e bebit me FOTON e veçantë

Aktorja e njohur, Olta Gixhari dhe partneri i saj pritet të bëhen prindër për herë të parë shumë shpejt. Megjithatë Olta e mbajti të fshehtë gjininë e bebit deri në muajin e nëntë.

Por motra e saj, e cila nuk e ka ruajtur dot më sekretin dhe në një intervistë tek “Rudina” ka treguar se Olta do të bëhet nënë e një djali.

Ndërsa ditën e djeshme vetë aktorja ka reaguar në rrjetet sociale duke konfirmuar gjininë e bebit me një foto. Olta Gixhari publikoi një foto e kapur për dore me partnerin e saj misterioz dhe së bashku mbanin një palë këpucë ngjyrë blu, duke konfirmuar që janë në pritje të një djali.

“Shiko kush po vjen, djali ynë”- shkroi Olta Gixhari, krahas fotos. Kujtojmë se ajo ndodhet në muajin e 9-të të shtatzënisë dhe ka treguar se po e shijon në maksimum këtë periudhë. Ajo jeton në Spanjë me partnerin e saj, prej momentit kur vendet u vendosën në karantinë.

  • foto galeri