TRENDI I RI I INSTAGRAMIT/ Kushdo që ka një pirsing duhet të lexojë këtë (FOTO) - AlpeGossip
TRENDI I RI I INSTAGRAMIT/ Kushdo që ka një pirsing duhet të lexojë këtë (FOTO)

TRENDI I RI I INSTAGRAMIT/ Kushdo që ka një pirsing duhet të lexojë këtë (FOTO)

Ditët e sotme nuk është e pazakontë të shohim dikë që ka mbushur veshin me pirsa. Kjo që dikur ka qenë thjesht një trend është kthyer në normalitet, kryesisht për vajzat e reja. Gjithsesi, shumë prej tyre nuk e dini se çdo të thotë vërtetë të bësh një pirs dhe si duhet ta mirëmbash atë pa bërë gabimet që bëjmë ne çdo ditë!

 Gabimi numër #1

Zakonisht na thuhet pasi bëjmë pirsing që duhet patjetër ta fërkojmë vendin për disa ditë me alkool. Ç’do të thotë kjo? Një nga paralajmërimet që shkruhet në shishen e alkoolit është: “Jo për përdorim të zgjatur”. Trupi nuk vepron nëse ju përdoni alkool çdo ditë. Çfarë ju duhet është vetëm ujë dhe sapun.

Gabimi numër #2

Harroni të pastroni aksesorin tuaj! Të gjithë yndyrnat e trupit, të flokëve, apo locionet që përdorim mblidhen atje. Jo vetëm që pirsi s’duket bukur vizualisht, por s’është aspak higjenike. Për të shmangur ndonjë infeksion, kujdesuni t’i lani shpesh vëthët!

 Gabimi numër #3

Nuk zgjidhni pirsin e saktë!

E drejta për të vendosur çfarë të doni në veshin tuaj s’do të thotë të abuzoni me të. Shpesh bizhuteritë që zgjedhin të rinjtë janë me forma, pesha apo gura të papërshtatshme, që jo vetëm s’duken bukur, por transformojnë veshin. Sa më minimaliste dhe fine, aq më bukur do të dukeni!

Perlat përshembull, janë në ditët më të mira të tyre, kështu që konsiderojini!