NË KOHË KORONAVIRUSI/ Për këtë datëlindje, dhuratën më të bukur Fifi ia dedikoi vetes (VIDEO) – AlpeGossip
NË KOHË KORONAVIRUSI/ Për këtë datëlindje, dhuratën më të bukur Fifi ia dedikoi vetes (VIDEO)

NË KOHË KORONAVIRUSI/ Për këtë datëlindje, dhuratën më të bukur Fifi ia dedikoi vetes (VIDEO)

Fifi sot feston datëlindjen dhe dhuratën më speciale e realizoi ajo vetë. Kënga e re, një bashkëpunim me Remzie Osmanin është publikuar në mesnatë, ndërsa kanë qenë të shumtë fansat të cilët e kanë uruar Fifin me komente. Një “Lezet”, që e ka bërë këtë datëlindje të këngëtares akoma edhe më speciale.

Në klip, përpos dy protagonisteve të këngës, disa personazhe të njohur i janë bashkuar Fifit dhe Remzie Osmanit. Olsi Bylyku, Romeo Veshaj, Young Zerka e Mateus Frroku kanë qenë disa nga emrat që shihen duke festuar krah Fifit. Veshur me të kuqe, mes atmosferës plot hare e muzikë, duket se një falenderim të veçantë për këtë datëlindje Fifi ia dedikon vetes. Redaksia e “News31.al” i uron Fifit “Gëzuar datëlindjen!” /News31.al