“NUK LAN DHE NUK PASTRON”/ Doktori ankohet për dembelizmin e gruas shtatzënë – AlpeGossip
“NUK LAN DHE NUK PASTRON”/ Doktori ankohet për dembelizmin e gruas shtatzënë

“NUK LAN DHE NUK PASTRON”/ Doktori ankohet për dembelizmin e gruas shtatzënë

Një burrë dhe një grua, të cilët janë të dy me profesion mjekë, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Pasi ngeli shtatzënë, 32-vjeçarja vendosi që të qetësohet dhe të mos bëjë të gjitha punët që bënte më parë. Bashkëshorti i saj i shqetësuar pyeti në “Reddit” nëse është idiot sepse i tha të shoqes se është shtatzënia nuk do të thotë që të bëhet dembele.

“Dua të mbështes gruan time sa më shumë të mundem, por që kur zbuluam se do bëhemi prindër, ajo ndryshoi. Ka humbur interesin për punën. Kemi patur shumë zënka se ajo do të heqë dorë nga mjekësia për tu kujdesur për fëmijën. Madje, ajo as nuk bën më punë. Unë duhet të fus rrobat në lavatriçe, të gatuaj, të laj enët, të hedh plehrat, të laj banjon sepse ajo thotë se është e lodhur gjithë kohës. Nuk është se qëndron gjithë ditën në shtëpi, ka raste të shpeshta që del me shoqërinë ose i thërret në shtëpi për të parë ndonjë film”, tha ai.

Pavarësisht këtyre, të gjithë përdoruesit e “Reddit” i thanë se ka bërë gabim që i ka thënë të shoqes se është bërë dembele.