U VENDOS/ Këto janë 10 trendet e 2019 që duhet ti bëni tuajat menjëherë (FOTO) – AlpeGossip
U VENDOS/ Këto janë 10 trendet e 2019 që duhet ti bëni tuajat menjëherë (FOTO)

U VENDOS/ Këto janë 10 trendet e 2019 që duhet ti bëni tuajat menjëherë (FOTO)

2019 sapo ka hyrë dhe nëse disa tendenca të vitit të shkuar do t’i vendosim shumë shpejt në fund të dollapit, të tjera nuk do thonë fjalët e fundit por do na shoqërojnë pak edhe këtë vit. Rikthime dhe shumë surpriza, zbuloni 10 trendet kyç të këtij viti që duhet t’i bëni menjëherë tuajat.

Kadife

Nuk na lodhen kurrë, dhe këtë vit do jenë trend më shumë se kurrë. E veshur në xhaketa, funde apo pantallona, kadifeja duhet të jetë zgjedhja juaj.

 

Çanta me rruaza

E keni parasysh atë çantën e vjetër që mund ta keni zbukuruar dhe vetë me rruaza? Mos e hidhni, sepse sapo u rikthye në trend. Mund ta mbani mjaft mirë dhe tani në dimër.

 

Çizmet stil “cowboy”

Mesa duket, kurdo kudo ky stil mbijeton. Por kujdes në kombinime!

 

Mini-çanta

E vogël, e këndshme, praktike… Edhe pse çantat XXL mund t’i bëjnë konkurrencë, për ditët tuaja të lira dhe kur nuk ju duhet të merrni mijëra gjëra me vete, është zgjedhja e duhur dhe stil.

 

Sandale dhe taka me aksesorë

I kemi parë shpesh javët e fundit. Nëpër këmbë ka kudo aksesorë. Sandalet me një bizhu të shkëlqyeshme, të veshura pa geta dhe me pantallona serioze janë hiti i vitit.

 

Monogramet

Për ju që nuk e dini, monogramet janë simbole me dy ose më shumë shkronja, zakonisht inicialet e një emri, të kombinuara në dizajne kreative dhe që identifikojnë një markë. Dhe ja ku po jua themi, do t’i shihni kudo: nga çantat e deri te getat.

 

Trikoja dhe xhaketa e thurur

Ndonjëherë konsiderohet “e vjetër”, por ja ku erdhi rikthimi i saj. Trikot mund të vishen me pantallona me bel të lartë dhe rrip, ndërkohë që xhaketat mund të hidhen sipër në ditët e freskëta.

 

Sandalet me majë katrore

Hmm edhe pse kërkon pak guxim dhe shije në kombinim, maja katrore u rikthye në verën 2018 dhe do të vazhdojë ende të na shoqërojë. Ky trend po fillon të përhapet dhe te çizmet.

Peliçet me qime artificiale

U bë gjithë ajo luftë për të drejtat e kafshëve dhe ja ku u zëvëndësuan peliçet me ato me qime artificiale. Ndërgjegjësimi erdhi që nga pasarelat e në jetën e përditshme.

 

Printet e kafshëve

Vajzat e showbizz-it shqiptar treguan se dinë ta veshin këtë trend dhe u shkon shumë. Prandaj, le ta shijojmë dhe pak më gjatë.