Na e kujtuan VIP-at! Pse të shkojmë deri në Francë, kur fushat me “Livando” i kemi kaq pranë… (FOTO) – AlpeGossip
Na e kujtuan VIP-at! Pse të shkojmë deri në Francë, kur fushat me “Livando” i kemi kaq pranë… (FOTO)

Na e kujtuan VIP-at! Pse të shkojmë deri në Francë, kur fushat me “Livando” i kemi kaq pranë… (FOTO)

Me një kërkim në Instagram sot pamë një nga këngëtaret më të dashura të ekranit shqiptar e cila ndodhej në Provence.

Provenca është një rajon historik në Francë dhe ofron jo vetëm një pamje mahnitëse të fushave ku kultivohet livando, por edhe aromën fantastike të saj.

Bëhet fjalë për këngëtaren Julka Gramo e cila kisht realizuar një foto mes livandove.

Në të njëjtin vend ka realizuar foto dhe Alketa Vejsiu.

Nëse doni të realizoni dhe ju një foto të tillë, nuk keni pse shkoni deri në Francë. Ne në Shqipëri e kemi një vend ku ka livando. Fshati që ndodhet në qytetin e Shkodrës, po kthehet një ndër destinacionet e preferuar të eksploruesve të natyrës shqiptare, veçanërisht gjatë qershorit kur lulëzojnë fushat me lulen livando. Vendndodhja është në veri të Shkodrës, rrugës kur shkon për në Theth apo Razem, por duhet vizituar në qershor deri në mes të korrikut, pasi lulet korren.

Gjithësesi atje është një peisazh fantastik dhe këtë e shohim në fotot e VIP-ave të cilët kanë shkruar ose e kanë sygjeruar. Meqë jemi dhe në sezonin e pushimeve, hidhini një sy fotove më poshtë!

  

Estela Ujka

Përgatiti AlpeNews.al