I ftuar në “Shiko Kush Luan”/ Ermal Mamaqi largohet nga emisioni (FOTO) – AlpeGossip
I ftuar në “Shiko Kush Luan”/ Ermal Mamaqi largohet nga emisioni (FOTO)

I ftuar në “Shiko Kush Luan”/ Ermal Mamaqi largohet nga emisioni (FOTO)

Ishte promoja e spektaklit “Shiko Kush Luan” e cila shkaktoi bujë në media sepse i ftuar do të ishte moderatori dhe komediani Ermal Mamaqi. Edhe pse emisioni i tij “Xing me Ermalin” është pothujase në të njëjtin orar ai kishte vendosur ti kthente “qokën” Luanës e cila sezonin e kaluar ishte e ftuar në Xing.

Spektakli ka nisur me Ermalin i cili me paruke në kokë ka bërë rolin e Luanës e gjatë gjithë kohës janë shkëmbyer batuta të cilat në thelb kishin audiencën e emisioneve rivale edhe pse gjithmonë në formën e shakave. Moderatori ka marrë pjesë në disa lojra por vetëm pak përpara se të niste emisioni i tij është larguar dhe vendin e tij e ka zënë këngëtari Genc Salihu.

Luana e ka falenderuar dhe përshëndetur Ermalin dhe largimi i tij ishte i kuptueshëm pasi vetëm pak minuta më vonë do të niste “Xing me Ermalin”. Edhe pse të dy emisionet janë të regjistruara disa ditë më përpara për etikë televizive moderatori la studion e “Top Channel”.