KRENARE PËR BASHKËSHORTIN E SAJ/ Xhensila i dedikon fjalë motivuese Besit në rrugëtimin e ri (FOTO) – AlpeGossip
KRENARE PËR BASHKËSHORTIN E SAJ/ Xhensila i dedikon fjalë motivuese Besit në rrugëtimin e ri (FOTO)

KRENARE PËR BASHKËSHORTIN E SAJ/ Xhensila i dedikon fjalë motivuese Besit në rrugëtimin e ri (FOTO)

E diela e shumëpritur erdhi! Në orën 16.00 ngre siparin rubrika “B.E Caffe”, pjesë e emisionit “E diela Shqiptare” dhe Erion Isai, Olsi Bylyku dhe Bes Kallaku do të vijnë nën logon e “Klan”.

Dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj, nuk e fsheh do të gjithë krenarinë që ka për të shoqin, Bes Kallaku, i cili nis ditën e sotme një rrugëtim të ri në karrierën  e tij. Në një postim në profilin e saj në “Instagram”, këngëtarja, teksa fton të gjithë ndjekësit ta shohin Besin, bën edhe një urim të ëmbël për këtë të fundit.

“Zemra ime Bes Kallaku. Suksese sot në rrugëtimin tënd të ri, në ëndrrën tënde të re. E mira triumfon ndaj së keqes dhe ju do e dëshmoni sot këtë. Suksese Erion Isai, Olsi Bylyku.” –shkruan Xhensila.

Në rubrikën “Be Caffe”, përreth 1 orë, tre aktorët do të realizojnë skeçe humoristike si dhe do të ketë të ftuar personazhe nga bota e njohur e ekranit dhe showbizz-it.