MELANIA TRUMP TËRHEQ VËMENDJEN/ Shfaqet njësoj si Michael Jackson (FOTO) – AlpeGossip
MELANIA TRUMP TËRHEQ VËMENDJEN/ Shfaqet njësoj si Michael Jackson (FOTO)

MELANIA TRUMP TËRHEQ VËMENDJEN/ Shfaqet njësoj si Michael Jackson (FOTO)

Veshja e Melania Trump gjithmonë ka ngjallur shumë reagime në rrjete sociale. Zonja e Parë shquhet për stilin e saj të veçantë, por ndonjëherë nuk ka arritur të qëllojë në shenjë, duke marrë shumë kritika.

Gjatë vizitave të saj në Afrikë, Melania u ndal edhe në piramidat e Egjiptit. Nga fotografitë e publikuara. të gjithëve u ra në sy veshja e saj, shumë e ngjashme me atë të ‘Mbretit të Pop-it’, Michael Jackson. Zonja e Parë kishte veshur pantallona në ngjyrë kremi, një këmishë të bardhë, një kapele dhe xhaketë.

 

Fansat nuk ngurruan që të bënin një krahasim mes veshjes së saj dhe të Michael nga videoklipi i këngës “Smooth Criminal”. Komentet ishin të shumëllojshme, duke filluar që nga ata që mendonin se dukej shumë bukur e deri tek ato “fyese”.

Megjithatë duket se Melania nuk është shumë e shqetësuar për fjalët, sepse në një intervistë ajo ka thënë se është e rëndësishme çfarë ajo bën dhe jo veshja e saj.